Rozë

Tha se po tërhiqet nga muzika, Dafina Zeqiri drejt martesës?

Dafina Zeqiri

Këngëtarja shqiptare Dafina Zeqiri pak ditë më parë tha se do të tërhiqet përkohësisht nga muzika.

“Ky është trupi im i cili po ulëret dhe se unë kam shumë nevojë për t’u kujdesur tashmë për veten time. Vera ishte një çmenduri e vërtetë, ju dua më shumë sesa ju mund t’a imagjinoni! Gjithmonë përpiqem të jap më të mirën time edhe kur jam sëmurë, por tani ka ardhur koha të kujdesem për veten, shëndetin tim, do të shihemi së shpejti!”, këto ishin fjalët e saj në Twiter.

Por siç duket pas këtyre fjalëve mund të qëndrojë një arsye edhe më e madhe.

Në fotot e fundit në Instagram, këngëtarja gjatë kohës sa ishte e ftuar në një dasmë ka arritur të kap lulet e nuses.

“Çfarë kapje”, ka shkruar ajo sipër imazheve teksa ndjekësit janë shprehur se mezi po e presin dasmën e saj.

Por a do kemi këtë vit dasmë nga Dafi dhe Dj Geek, kjo mbetet për t’u parë.

Kujtojmë se Dafina dhe Dj Geek ka disa vite që po shijojnë romancën e tyre./Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.60
  • Benzine: 1.33
  • Gas: 0.76
Sot : 28/09/2022