Tetë teknikat e xhudos dhe gjithçka që duhet të dini rreth këtij sporti

Ekzistojnë dy mënyra kryesore të ushtrimit të xhudos: Randori dhe Kata.
Kata, e cila me përkthim në shqip do të thotë “formë”, praktikohet duke ndjekur një sistem format të ushtrimit të paracaktuar.
Ndërsa, Randori, me përkthim në shqip, domethënë “ushtrim i lirë”, e cila praktikohet lirishtë.
Kata përveç teknikave të hedhjes dhe mbajtjeve përmban edhe teknikat e goditjes me dorë dhe këmbë, ato janë mënyra më e mirë e mbrojtjes dhe sulmit në raste të ndryshme, duke qenë teorikisht të sistemuara.
Në botën e xhudos, ekzistojnë tetë teknika të quajtura: Judo waza.
1.Teknika e qendrimit (shizei),
2. Teknikat e lëvizjes (shintai),
3. Teknikat e rënies (ukemi waza),
4. Teknikat e kapjes (kumikata),
5. Teknikat e hedhjes (nage waza),
6. Teknikat e levave (kansetsu waza),
7. Teknikat e mbytjeve (shime waza) dhe
8. Teknikat e mbajteve (osaekomi waza).
Tre grupet e para janë teknika elementare, të ashtuquajtura teknika ndihmëse, të cilat mundësojnë sjelljen e kundërshtarit në pozitë sa më të përshtatshme për të realizuar sulmin ose mbrojtjen.
Kurse grupet tjera të teknikave mundësojnë sjelljen e pikave me të cilat arrihet edhe fitorja.
Gjithashtu në xhudo është e përfshirë edhe teknika “Atemi Waza”, por në garat e këtij sporti ajo nuk aplikohet.
Teknika goditëse (Atemi Waza) përdoren për të goditur kundërshtarin në pika vitale për ta paaftësuar ose çekuilibruar, ashtu që xhudisti të mund të aplikojë teknikën e hedhjes apo edhe teknikat tjera.
Sporti modern i xhudos ka ndaluar përdorimin e kësaj teknike, por në “xhudon e vërtet”, përdorimi i “Atemi Waza” mund të jetë dallimi mes fitores dhe humbjes.
Kjo teknikë ndahet në dy grupe: Ude Waza (teknikat me duar) dhe Ashi Ate (teknikat me këmbë).
“Atemi Waza” është e rrezikshme nëse përdoret në praktikën e lirë, por ajo përdoret në teknikat e kontrolluara model të cilat quhen kata./Shqip.com