Sport Ndërkombëtar

Tërmet te Juventusi, jep dorëheqje e tërë udhëheqësia

Juventusi është në kaos. Sipas mediave italiane, i gjithë Këshilli Administrativ, përfshirë edhe presidentin, Amdrea Agnelli, kanë dhënë dorëheqjen.

Agnelli largohet nga klubi pas 12 viteve në drejtim të bardhezinjve. Shkak është bërë çështja e plusvalencave shumë e diskutuar kohët e fundit.

Dorëheqja në bllok e anëtarëve të Këshillit Administrativ është pasuar edhe nga vendimi i pakthyeshëm i zv-presidentit Pavel Nedved, administratorit të deleguar, Maurizio Arrivabene, ndërsa mësohet se hetimet e organit të akuzës në lidhje me falsifikimin e bilancit janë gjithashtu një nga shkaqet e vendimit ekstrem të të gjithë zinxhirit drejtues.

Në këtë mënyrë, mbyllet një nga epokat më të suksesshme të klubit nga Piemonte pasi nën drejtimin e Andrea Agnellit që nga viti 2010, Juventus ka fituar 9 tituj kampion Italie. 

/Shqip.com