Tërmet 4 ballë në Burrel, lëkundjet ndihen edhe në Tiranë
Publikuar:
(17.12.2024 20:23:08)
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak çaste më parë në Tiranë.
Lëkundjet kanë qenë të shkurtra por të forta. Epiqendra raportohet se qenë mes Burrelit dhe Bulqizës si dhe janë ndjerë në zonat përreth.
Sipas të dhënave paraprake, tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 5 kilometrash, me një magnitudë prej 4.1 ballë sipas Institutit të Gjeoshkencave.
/Shqip.com