Lajme

Tentim vrasje në Klinë qëllohet me plumba makina në lëvizje

Policia e Kosovës ka njoftuar se në komunën e Klinës është hapur një rast për tentim vrasje pasi viktima e cila ishte duke lëvizur me veturën e tij kishte dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri ku kishte vërejtur se dy xhamat e pasmë të veturës i ishin thyer.

“Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një predhë të fishekut 9 mm. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nuk raportohet për ndonjë të arrestuar për këtë incident. /Shqip.com