Lajme Ballkan

Tensionet në Ballkanin Perëndimor, Biden vazhdon emergjencën kombëtare

Presidenti amerikan, Joe Biden
Presidenti amerikan, Joe Biden

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka nënshkruar më 13 qershor 2024 vendimin me të cilin vendi i tij do të vazhdojë emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor.

Arsyetimi i vazhdimit të kësaj mase, e cila për herë të parë u mor më 26 qershor 2001, është bazuar në “aktet e dhunës ekstremiste” dhe “aktivitetet pengues”, teksa thuhet se këto veprime paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së.

“Aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetit pengues, si dhe situata në Ballkanin Perëndimor, e cila pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, të përshkruara në këta Urdhra Ekzekutivë, vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Prandaj, kam vendosur se është e nevojshme të vazhdohet emergjenca kombëtare e shpallur në Urdhrin Ekzekutiv 13219 në lidhje me Ballkanin Perëndimor”, thuhet në vendim.

Në përputhje me këtë dispozitë, Biden tha se i ka dërguar Regjistrit Federal për publikim njoftimin ku thuhet se “urgjenca kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor, e shpallur në Urdhrin Ekzekutiv të datës 26 qershor 2001, sipas të cilit janë ndërmarrë hapa shtesë në Urdhrin tjetër Ekzekutiv të 28 majit 2003 dhe i cili u zgjerua në fushëveprim në Urdhrin Ekzekutiv të 8 qershorit 2021, do të vazhdojë të mbetet në fuqi përtej 26 qershorit 2024”.

/Shqip.com