Lajme

Tensione të ashpra në Parlament, Spiropali mbyll seancën pas 20 minutave, paralajmëron opozitën: Aktet tuaja do të kenë pasoja!

Kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali ka njoftuar mbylljen e seancës së sotme parlamentare, pasi kjo e fundit nisi me tensione të forta ku protagonistë ishin deputetët e Partisë Demokratike.

Seanca e cila zgjati vetëm për rreth 20 minuta nisi me përplasje të forta dhe u shoqërua me nxjerrjen e karrigeve nga deputetët opozitarë, të cilët më pas u vendosën flakën atyre në hyrjen e Kuvendit.

Ky aksion i opozitës pati si arsyetim kryesor dënimin e Ervin Salianjit, me Partinë Demokratike që ka paralajmëruar më herët përgjigje të ashpër kundrejt qeverisë.

/Shqip.com