Lajme

Tensione në Kuvend/ PS propozon projekt ligjin për anulimin e gjobave, opozita: Nuk jemi njoftuar!

Grupi Parlamentar i PS-së ka depozituar në Kuvend propozimin për një projekligj për anulimin e gjobave.

Kryeparja e Kuvendit Elisa Spiropali njoftoi se 35 deputetë të PS-së kanë kërkuar shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për anulimin e gjobave.

Opozita pretendon se nuk është njoftuar për një  propozim të tillë.

“Sekretaria më njofton se është depozituar përpara 45 minutave. 10 minuta, Sekretaria të vendosë në dispozicion propozimin e 35 deputetëve, 10 minuta pushim”, u shpreh Spiropali.

Ndërkohë tensionet kanë vijuar pas rinisjes së seancës ku deputetët e PD kanë bllokuar disa herë foltoren.

/Shqip.com