Lajme

“Spekulante, mos më pengo kur flas”, përplasje në mes pozitës-opozitës në Komisionin për Shëndetësi

Gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësisë ka pasur tension në mes të ish-ministrit, Armend Zemaj dhe kryetares së këtij komisioni, Fatmire Kollçaku.

Zemaj i ka kërkuar asaj që të mos e pengojë derisa është duke folur, madje e ka quajtur edhe spekulante.

“Ti je spekulante, turp duhet me të ardhur”, vazhdoi Zemaj t’i thotë Kollçakut.“Po e lus deputeten Kollçaku të mos më pengojë në fjalim. Ti me pas ndërgjegje të bren sa duhet.

Unë flas çka dua jo si ju me digitron në VV. Ka kaluar koha e inateve sepse mjekët po ikin çdo ditë sesa me javë bo qefet politike”.

“Ti je spekulante. Idenë se ki edhe nuk e dëgjove edhe kurrë mos më jep përgjigje këtu. Kush je ti me vlerësua nuk je duke udhëhequr bordin. Turp duhet me të ardhur”.

Zemaj ka thënë se bordi i ShSKUK-së ka ndërhyrë në zgjedhjen e drejtorëve të klinikave

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku-Mullhaxha ka reaguar duke thënë që të mos spekulohet dhe që Zemaj mos të marrë kohën e gjithë anëtareve.

Ky i fundit i tha se nuk është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje ku flitet me “digitrona”.

“Bordi ka ndërhyrë në mënyrë eklantante në zgjedhjen e drejtorëve të klinikave. Problemi tjetër që ka ndodhur është vërshimi i ujit në Onkologji. Duket që edhe ministri i MSh-së është njoftuar një javë më pas”, tha Zemaj./SHQIP.com