Sport Ndërkombëtar

Tenistja ruse ndërron kombësinë për të luajtur në Wimbledon

Natela Dzalamidze - CNN

Tenistja me prejardhje ruse, Natela Dzalamidze, ka vendosur të ndërrojë kombësinë, për të shmangur suspendimin nga Wimbledon.

Garuesit rus dhe bjellorus nuk do të lejohen të marrin pjesë në këtë garë të tenisit.

Moscow-born Natela Dzalamidze switches nationality to Georgian, Wimbledon  reacts

Dzalamidze, e cila renditet në vendin e 43-t në botë, tani edhe zyrtarisht ka kombësi gjeorgjiane, shkruan CNN.

Disa nga yjet më të mëdhenj të tenisit, duke përfshirë numrin një të botës për meshkuj, Daniil Medvedev dhe numrin 6 të botës për femra, Aryna Sabalenka, nuk do të konkurrojnë në SW19.

Daniil Medvedev

Në një deklaratë të publikuar nga The Times, një zëdhënës i Wimbledon tha se ata nuk ishin në gjendje të ndalonin Dzalamidze, e cila konkurroi nën flamurin neutral në French Open, të ndryshonte kombësinë e saj.

“Kombësia e lojtarit, e përcaktuar si flamuri nën të cilin ata luajnë në ngjarje profesionale, është një proces i rëndë”, tha zëdhënësi.

Ndalimi i lojtarëve rusë dhe bjellorusë ka ndarë botën e tenisit dhe javën e kaluar, US Open njoftoi se nuk do të ndjekë shembullin e Wimbledon më vonë këtë vit, me lojtarët nga të dy vendet që kanë të drejtë të garojnë nën një flamur neutral./Shqip.com