Lajme Botë

Teksasi bllokon përkohësisht ligjin për abortin

Protesta në Teksas kundër Ligjit për abortin

Një gjykatë federale apeli të premten në mbrëmje vendosi një pezullim të përkohshëm në urdhrin e një gjyqtari që kishte bllokuar ndalimin gjashtë-javor të abortit në Teksas.

Gjykata e 5-të e Apelit e Qarkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës veproi me shpejtësi për të miratuar kërkesën e Teksasit për një qëndrim administrativ të urdhrit, të cilin e kishte paraqitur të premten pasdite. 

Ligji, i njohur si “Senate Bill 8”, ndaloi shumicën e aborteve në shtetin e dytë më të populluar të SHBA-së.

Pamje të protestave të mbajtura kundër ligjit për abortin në Teksas. Fotografi nga arkivi.
Pamje të protestave të mbajtura kundër ligjit për abortin në Teksas

Gjyqtari, Robert Pitman ka kërkuar nga administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, për ta penguar zbatimin e ligjit, derisa është duke u sfiduar ligjshmëria e tij.

Ligji është miratuar nga politikanët republikanë në Teksas, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Shqip.com.

Edhe me ligjin në pritje, shërbimet e abortit në Texas mund të mos rifillojnë menjëherë, sepse mjekët ende kanë frikë se mund të paditen pa një vendim ligjor.

Megjithatë, një numër i klinikave në Teksas, kanë thënë se janë duke bërë plane për të rikthyer abortet “sa më shpejt që është e mundur”.

“Vendimi i sotëm është një hap i rëndësishëm përpara drejt rivendosjes së të drejtave kushtetuese të grave në të gjithë shtetin e Texas-it”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, në një deklaratë të mërkurën vonë./SHQIP.com