Rozë

Tea Trifoni flet për zhgënjimet në lidhjet e saj

Ish konkurrentja e emisionit të famshëm "Për'Puthen

Ish konkurrentja e emisionit të famshëm “Për’Puthen”, Tea Trifoni, shpesh herë ka qenë e përfolur për lidhjet e saj.

Fillimisht ajo u përfol për lidhjen e saj me ish konkurrentin tjetër të “Për’Puthen”, Andi Shehun, i cili tani është në lidhje me Melisa Lleshin.

Por, lidhja e tyre rezultoi në një skandal pasi Tea postoi foto me një ish konkurrent tjetër, Beart Rexhepin.

Dhe lidhja e saj me Beartin pasi u bë publike, pati shumë kritika.

E pas ndarjes së tyre, ata të dy nuk kanë komentuar asnjëherë publikisht për atë gjë.

E Tea për herë të parë, në emisionin “Goca dhe Gra”, foli për zhgënjimet e saj që kishte në lidhjet e saj tërë këto vite.

“Zakonisht, për sa i përket çështjeve të dashurisë unë jam kështu, jo nuk e kam zemrën të thyer, thjesht të zhgënjyer për momentin, kaq. Edhe jam dakord që besoj se meshkujt e vuajnë më shumë”, tha Tea.

“Po zhgënjimi të vret më shumë se sa mungesa e një personi që nuk e ke më afër?”, u pyet ish-konkurrentja e Për’puthen.

“Jam zhgënjyer me veten time që zgjodha një person të tillë. Unë nuk vuaj mungesën e personit, unë jam mjaftueshëm për veten time, familja, miqtë janë mjaftueshëm “, është përgjigjur ajo./SHQIP.com