Lajme

Të shtëna me armë zjarri në kufi me Serbinë, policia jep detaje

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e 14 prillit në afërsi të fshatit Bubë që gjendet në zonën kufitare në Veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Bazuar në informacionet e deritanishme, mund të ju informojmë se në afërsi të fshatit Bubë që gjendet në zonën kufitare Mitrovicë Veri, janë dëgjuar disa të shtëna me armë. Të shtënat nuk ndërlidhen me ndonjë rast policor dhe se ende nuk dihet se a kanë ndodhur në pjesën e Republikës së Kosovës apo të Serbisë”, thuhet në njoftim.

Më tej, Policia thekson se janë duke e hetuar rastin./Shqip.com