Sport Shqiptar

“Të gjithë e duan Serinë A, vij nga Shkodra ku futbolli është pothuajse fe”

Portieri i Kombëtares, Alen Sherri, ka folur në kanalin e klubit të Kaljarit, duke prekur transferimin në Serinë A dhe idhullin e tij:

“Për ne shqiptarët, Seria A është referencë për ata që duan të luajnë futboll. Ne jemi njerëz të afërt, të ngjashëm në shumë aspekte, dhe kështu të gjithë synojnë të kalojnë detin, të vijnë këtu dhe të konkurrojnë. Unë vij nga Shkodra që është një qytet ku futbolli është pothuajse fe dhe përfaqëson shumë në nivel kulturor, në këtë kuptim kjo më ka ndihmuar që ta jetoj punën time me pasion dhe ambicie. Ka shumë tipare të përbashkëta mes Shkodrës dhe Sardenjës, Kaljarit në veçanti. Sa i përket idhullit, më ka pëlqyer gjithmonë shumë Manuel Nojer dhe ai ishte një referencë për stilin dhe karakteristikat”, thotë ndër të tjera Alen Sherri.

/Shqip.com