Lajme

Të enjten rifillon mësimi në shkollën “Anton Çetta” në Skenderaj

Pas përmbytjeve javën e kaluar, ku u shkaktuan dëme të mëdha infrastrukturore në komunën e Skenderajt, Shkolla e Mesme e Lartë “Anton Çetta”, këtë të enjte do e rifillojë mësimin.

Përveç rifillimit të procesit mësimor, shkolla ka njoftuar se të mërkurën do të bëhet edhe dezinfektimi në të gjitha hapësirat e objektit shkollor.

“Njoftojmë të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit Shmlp “Anton Çetta” Skenderaj, se pas një pune të madhe në pastrimin e shkollës, nesër do të bëhet edhe dezinfektimi në të gjitha hapësirat e objektit shkollor”.

Mësimi do të rifillojë të enjten, premten dhe të shtunën për ta mbyllur gjysmë vjetorin e parë mësimor”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se, si pasojë e reshjeve të shiut që shkaktuan përmbytje, të gjitha shkollat në komunën e Skenderajt ishin mbyllur që nga dita e enjte e javës së kaluar.

/Shqip.com