Lajme

Të enjten Kuvend, mazhoranca voton lojërat e fatit dhe dekoratat, opozita paralajmëron kaos

Pr/ligji për lojërat e fatit dhe pr/ligji i dekoratave i cili u kthye në Kuvend nga presidenti Bajram Begaj pritet të votohen në seancën e së enjtes, 8 shkurt, në Kuvend.

Seanca është parashikuar të nisë në orën 10:00 ndërsa deputetët e Gazment Bardhit dhe të Sali Berishës pritet që të përsërisin skenaret e kaosit dhe të zhurmës me qëllim që të mos lejojnë një seancë normale.

Deputetët e opozitës janë të vendosur të vijojnë këtë skenar si protestë për rrëzimin e kërkesave të tyre.

Ajo çfarë duhet thënë se skenari i kaosit nuk pengon votimin e pr/ligjeve pasi mazhoranca i ka votat të vijojë dhe pa to.

Ndërkohë kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi paralajmëroi të hënën sërish kërkesa drejtuar Kuvendit për të përjashtuar ata deputetë që po pengojnë zhvillimin normal të seancës.

Pr/ligji për lojërat e fatit kaloi dje në Komisionin e Ekonomisë dhe deputeti Erjon Braçe ripërsëriti qëndrimet për një kontroll më të fortë të kompanive të licencuara për të dekriminalizuar tërësisht sektorin. Braçe e quajti themelore që në këtë proces të përfshihet SPAK.

Ndërkohë më 13 janar 2024 presidenti riktheu në Kuvend ligjin e dekoratave duke argumentuar se ishte cënuar e drejta e Presidentit

Rendi i ditës

  1. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Evropian, i cili përfaqëson Bashkimin Evropian, për Programin e Bashkëpunimit (Interreg VI-A) IPA Itali-Shqipëri-Mali i Zi (Adriatiku Jugor) 2021-2027”
  2. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021-2027”. 5. Projektligj “Për Ratifikimin e Marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”
  3. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë, për mbrojtjen shoqërore”
  4. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga zyra e Kryeministrit, dhe Komisionit Evropian, për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri-Kosovë 2021-2027”
  5. Projektligj “Për ratifikimin e protokollit ndryshues të marrëveshjes, ndërmjet palëve të Konventës së Bashkëpunimit Policor për Evropën Juglindore për Shkëmbimin e Automatizuar të Dhënave të ADN-së, Daktiloskopike dhe të Dhënave të Regjistrimit të Automjeteve, të ratifikuar me ligjin nr.13/2019”
  6. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
  7. Projektligj “Për miratimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë”. 11. Projektligj “Për strategjinë e mbrojtjes së mjedisit detar të Republikës së Shqipërisë
  8. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 162/2020, “Për Prokurimin Publik”””” 13. Dekreti nr. 10, datë 13.1.2023 “Për kthimin e ligjit nr. 93/2022 “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë.
  9. Projektvendim “Për miratimin e planit vjetor 2024 për zbatimin e Programit të Statistikave Zyrtare 2022-2026.
  10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

/Shqip.com