Lajme

Të akuzuarit nga Specialja aplikojnë për të votuar në zgjedhjet e 17 tetorit

Foto nga gjykimi i Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit
Foto nga gjykimi i Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit

Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Sali Mustafa, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, të cilët po mbahen si të akuzuar nga Gjykata Speciale në Hagë, kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 17 tetorit.

Këtë për Gazetën Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, e cila është zhvilluar nga 10 korriku deri më 18 gusht, kemi pranuar aplikimet nga shtetasit e Republikës së Kosovës që aktualish po mbahen në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë”, ka thënë ai.

Zëdhënësi i KQZ-së

Elezi shtoi se pjesëmarrja e një votuesi nga jashtë vendit në votim përmes postës, mund të dihet në një fazë të mëvonshme.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen këtë të diel më 17 tetor. /Shqip.com