Rozë

Tayna kapet ‘mat’ me agjentin e futbollit Giovanni Santoro – publikohet video e çiftit duke u puthur?

Rep artistja Tayna pas një vere të mbushur plot angazhime po gjen pak kohë edhe për dashuri.

Ndonëse ka qenë çdo herë e rezervuar sa i përket jetës private, së fundmi në mediat rozë po qarkullon një video e saj që duket se është në lidhje me agjentin e futbollit italian, Giovanni Santoro.

Madje faqja ‘Vipat e Bllokut’ kanë publikuar një video, në të cilën pretendohet se protagoniste është vet Tayna, ku shihet duke u puthur me Giovannin.

Dyshja mund të shihen në aeroport me valixhet e tyre, gjersa nuk dihet saktë data dhe vendi se kur janë xhiruar.

Giovanni Santoro përndryshe është i dirvocuar dhe ka një djalë nga martesa e tij e parë.

Lidhur me videon që po qarkullon në rrjetet sociale, nuk ka pasur një reagim nga vet reperja Doruntina Shala – Tayna. /Shqip.com