Sport Shqiptar

Tate, MVP i javës së 27-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës

FOTO: FBK
FOTO: FBK

Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 27-të e Prince Caffe Superligës apo e parafundit për garat e rregullta në elitë, shkruan Shqip.com.

Basketbollisti me indeksin më të lartë në këtë xhiro ishte Jalen Tate i Pejës. Tate kishte indeksin 31, ndërsa ndaj Bashkimit për 29 minuta shënoi 23 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asistime.

Ai ishte ndër më meritorët që verdhezinjtë realizuan fitoren e shtatë radhazi në elitë.

Vëllaznimi shënoi fitoren më të rëndësishme këtë edicion, duke mundur Ponte Prizrenin dhe siguroi pjesëmarrjen në “Play-off” nga vendi i gjashtë.

Më të mirët te kuqezinjtë ishin Damonte Dodd me 15 pikë, 17 kërcime e pesë asistime dhe Jordan Harris me 24 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime.

Trepça fitoi derbin e kësaj xhiro, ku mundi Golden Eagle Yllin, ndërsa më i dalluari ishte Drilon Hajrizi me 15 pikë, dhjetë kërcime dhe dy asistime.

Ndërkohë, Sigal Prishtina shënoi fitore ndaj Rahovecit, për të vazhduar serinë pozitive në elitë, kurse lojtari më i dalluar në parket te prishtinasit ishte Nate Grimes me 18 pikë, dhjetë kërcime dhe tri asistime.

Top 5

Jalen Tate (Peja) 23 pikë, 9 kërcime, 5 asistime

Damonte Dodd (Vëllaznimi) 15 pikë, 17 kërcime, 5 asistime

Jordan Harris (Vëllaznimi) 24 pikë, 4 kërcime, 6 asistime

Drilon Hajrizi (Trepça) 15 pikë, 10 kërcime, 2 asistime

Nate Grimes (Sigal Prishtina) 18 pikë, 10 kërcime, 3 asistime

/Shqip.com