Takimi me kreun e SPAK, Blinken: Njerëzit e krimit po goditen nga drejtësia
Publikuar:
(15.02.2024 18:22:28)
Antony Blinken ka konfirmuar takimin me kreun e SPAK, Altin Dumani në Piramidën e Tiranës gjatë vizitës në vendin tonë.
“Sot kam pasur mundësi të takohem edhe me prokurorë e gjyqtarë, të cilët janë duke drejtuar reformat kryesore.
Është e rëndësishme të kuptojmë që anëtarë të krimit të organizuar janë duke përfunduar në procese gjyqësore.
Ky është një proces dhe është e rëndësishme që vazhdon të ecë përpara. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në anëtarësimin në BE, është ajo që populli meriton”, tha ai.
/Shqip.com