Lajme

Takohen Lajçak e Escobar, diskutojnë për zhvillimet e fundit në Ballakan

Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak

I dërguari i Bashkimit Evropian, Mirioslav Lajçak ka zhvilluar takim me emisarin amerikan Gabriel Escobar.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi nga vetë Lajçak në Twitter.

“Është mirë të takohem me DAS Gabriel Escobar për të përditësuar njëri-tjetrin mbi zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor dhe 🇪🇺Dialogun e lehtësuar. Unë jam shumë mirënjohës për 🇺🇸mbështetjen e fortë dhe të qartë për punën time” ka shkruar Lajçak.

Takimi në mes tyre vjen në një kohë kur është paralajmëruar liberalizimi i vizave për Kosovën nga vetë emisari i BE-së për dialogun.

Ndërkohë është paralajmëruar edhe një marrëveshje e re në mes Kosovës dhe Serbisë – raportohet se do të jetë pajtim për çështje energjetike./Shqip.com