Takohen drejtori i Policisë së Kosovës me drejtorin e Policisë Kufitare të Francës, diskutojnë për liberalizmin e vizave
Sot gjatë ditës drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka zhvilluar një takim me drejtorin e policisë kufitare të Francës, Fernand Gontier.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës ndër temat kryesore të cilat u diskutuan në këtë takim ishin forcimi i bashkëpunimit kufitar, migrimi ilegal, trajnimet dhe teknikat e avancuara të kontrollit kufitar si dhe luftimi i kontrabandës.
Po ashtu si temë diskutimi ishte edhe çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët.
“Po ashtu pjesë e diskutimit në këtë takimi ka qenë edhe vlerësimi dhe ndihma në plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Takimi rezultoi me vullnetin dhe shprehjen e gatishmërisë për bashkëpunim të ndërsjellë në fusha të ndryshme e në veçanti me Policinë Kufitare është thënë më tutje./Shqip.com