Lajme

Tajani: Italia po punon për uljen e tensioneve

Zëvendëskryeministri i Italisë, njëkohësisht edhe ministër i punëve të jashtme, Antonio Tajani ka qëndruar gjatë ditës në Kosovë e Serbi, me që rast ka zhvilluar takime me zyrtarë të politikës në të dyja vendet.

Ai përmes një cicërime në Twitter, ka shkruar se Italia po punon që të ulen tensionet mes dy vendeve.

Pjesë e delegacionit italian ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto.

Tutje, kreu i diplomacisë ka shkruar se Italia do të jetë protagonist e paqes në Ballkanin Perëndimor.

/Shqip.com