Lajme

Tahiri: Përgjegjës që t’i jep drejtim çështjes së Asociacionit është Kurti

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka folur së fundi për kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Përmes një konference për media, Tahiri tha se si opozitë nuk janë kompetent për ti dhënë drejtim kësaj çështje dhe atë duhet ta bëjë Kurti e jo të ikë nga përgjegjësia.

“Ne si opozitë nuk jemi përgjegjës për ti dhënë drejtim një çështje të tillë, përgjegjës është Qeveria e drejtuar nga Kurti. Çfarë do qëndrimi ynë dhe angazhimi ynë nuk shkon me atë se çfarë kërkohet nga SHBA. Në këtë rast Kurti nuk mund t’i ikë përgjegjësisë, ai duhet ta trajtojë këtë çështje”, tha Tahiri.

Tahiri tha se përgjegjësitë kushtuese në Kosovë tashmë janë të ndara.

“Partia Demokratike e Kosovës do ta dërgoj përfaqësuesin e saj në kuadër të këtij takimi. Ndërsa, sa i përket përgjegjësive kushtetuese në këtë vend, ato janë të ndara. Ne jemi parti opozitare dhe nuk jemi vendimmarrës. Çështjet e tilla e kanë një adresë dhe adresa është Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Kurti. Pra, këtyre çështjeve do të duhej t’i jep drejtim Qeveria e Kosovës”.

Madje, Tahiri thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përgjegjës për gjendjen që është krijuar tani.

“Ne si grup parlamentar që nderojmë në kuadër të kompetencave tona që i kemi. Përgjegjës nuk është opozita për gjendjen e krijuar, përgjegjës është Qeveria e drejtuar nga Kurti. Ky është personi që duhet të iu jep drejtim kërkesave të ardhura nga SHBA”.

Më 31 janar, Ambasada e SHBA-së do të organizojë një diskutim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe (ASM) në Kosovë.

Lexo edhe:

Bëhet thirrje për protestë në ditën kur do të diskutohet për Asociacionin

Në rrjete sociale po qarkullojnë mbishkrime për thirrje për protestë gjatë ditës së marte.

Protesta nuk dihet se nga kush po organizohet, por thuhet se po bëhet për ta kundërshtuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas njoftimit, protesta do të filloj në sheshin e Prishtinës duke filluar nga ora 12:00.

Lexo edhe:

Chollet dhe Escobar: Është koha për themelimin e Asociacionit

Kurse sot, në një tekst autorial të botuar në Koha.net nga këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe të dërguarit të Posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar thuhet se është koha për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

/Shqip.com