Lajme

Tahiri për vizat: Kërkojmë adresim serioz, heshtja jonë nuk i bënë ‘hajr’ Kosovës

Kreu i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit që të ketë një adresim serioz tek presidenca çeke lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovës.

Në deklarimet pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri tha se heshtja e tyre nuk mund t’i bëjë ‘hajr’ Kosovës.

“Çfarë do sistemi që e aplikon Bashkimi Evropian për vendet tjera jo anëtare të Schengenit, mund të hynë në fuqi edhe për Kosovën pasi që të liberalizohen vizat. Pra, heshtja e Kuvendit nuk është e drejtë prandaj e ngrita si çështje të Kryesia e Kuvendit që të ketë një adresim serioz. Heshtja jonë nuk i bënë hajr edhe nderë Republikës së Kosovës”, tha Tahiri.

Tahiri, tha që mungesa e vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën është një diskriminim klasik

“Në kryesi e kam ngritë një çështje, një kërkesë që Kuvendi i Kosovës të adresohet presidencës çeke mirëpo edhe të gjithë parlamentarëve të vendeve anëtare me një kërkesë që pikërisht lidhet me një mosvendim të liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës që për mendimin tonë është një diskriminim klasik dhe është një zhagitje e cila nuk duhet të ndodhte”.

Shefi i AAK-së, tha se ata nuk do të mbështesin asnjë reformë në Kuvend pa u votuar amendamenti i ligjit që është propozuar nga deputeti Shemsedin Dreshaj.

“AAK nuk do të mbështetë asnjë reformë nëse nuk votohet amandamentimi i Ligjit që është propozuar nga Shemsedin Dreshaj, më herët i ngritur nga ish-deputetja e jonë Teuta Haxhiu e që lidhet me persona të cilëve nuk ju njihen stazhi për një ditë”.

Tutje, Tahiri tha se do të kërkojnë mbështetje nga Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me këtë çështje sepse e quajnë të pakuptimtë humbjen e pensionimit të rregullt personat që kanë mungesë të një ditë të stazhit të punës.

/Shqip.com