Lajme

Tahiri nga Parlamenti Evropian: Kosova të përfundojë aplikimin sa më shpejt në Këshillin Evropian

Shefi i Grupit Parlamentar të AKK-së, Besnik Tahiri

Besnik Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është duke marrë pjesë në sesionin plenar të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës si edhe në dy komisione, atë për çështje sociale dhe Komisionin e partive anëtare të EPP-së.

Tahiri ka deklaruar se gjatë kësaj dite ka vërejtur se sa e rëndësishme është që Kosova të përfundojë aplikimin sa më shpejt në këtë mekanizëm, ku këtë ai e sheh që mund të bëhet me një plan serioz, me një komunikim strategjik që të bëhet anëtare.

Shefi i Grupit Parlamentar të AKK-së, Besnik Tahiri

“Këshilli i Evropës është një organizatë e rëndësishme për vendet anëtare dhe vendet aspiruese, siç është Kosova, mirëpo edhe komplekse në funksionimin e saj. Në këtë këshill pash për së afërmi se sa e rëndësishme është që Kosova ta përfundojë aplikimin sa më shpejtë”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri ka thënë se përkundër faktit që diskursi i diskutimit në Këshill ishte Ukraina, është deklaruar sa ka parë shumë të mundshme me një plan serioz, me një komunikim strategjik që Kosova të bëhet anëtare.

Ai gjithashtu ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim do të vazhdojë takimet sikur sot me deputetë të Parlamenteve të ndryshme të vendeve Evropiane./Shqip.com