Lajme

Tahiri: Kryeministër, të hënën fëmijët duhet të shkojnë në shkollë

Shefi i Grupit të AAK-së, Besnik Tahiri
Shefi i Grupit të AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri i ka bërë thirrje edhe njëherë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të gjendet një zgjidhje për grevën në arsim.

Ai ka thënë se fëmijët duhet të shkojnë nesër në shkollë.

“Kryeministër, të hënën fëmijët duhet të shkojnë në shkollë. Këtë, ju e keni në dorë. E keni në dorë me vendimmarrjen që e keni në posedim”, ka thënë Tahiri.

Veprimet e fundit, Tahiri i ka quajtur pazotësi për të qeverisur.

Greva nga SBASHK-u

“Mos vullneti për të ofruar zgjidhje në këto rrethana, tani kur jemi gati në gjysmën e shtatorit, nuk është asgjë tjetër, veç pazotësi qeverisëse dhe arrogancë klasike” ka thënë Tahiri.

Lexo edhe:
Kurti takoi Hykollin e BSPK’së – ka një ftesë për ta

Është obligim i secilës qeveri dhe secilit kryeministër që të takojë përfaqësuesit e sindikatave. Sindikalistët janë organizata me bazë të anëtarësisë të cilët janë të punësuar në administratën e shtetit ka shtuar më tutje Tahri./Shqip.com