Lajme

Tahiri kritikon Qeverinë, mos u mundoni me iu qitë hi syve popullit

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se LVV-ja e mori Qeverinë “me çelësa në dorë” dhe se për 3 vjet s’ka bërë asnjë investim kapital.

Tahiri tha në Kuvend se Qeveria po i hedh hi syve të qytetarëve.

“Aferim për çdo punë që e keni bë në veri, por mos u munoni me iu qitë hi syve popullit, për shkak se jeta është varfëru, ndërsa ekonomia është dobësu”, tha ai.

/Shqip.com