Lajme

Tahiri: Kërcënimet e Qeverisë ndaj grevistëve kanë për qëllim ta instalojnë frikën

Shefi i Grupit të AAK-së, Besnik Tahiri
Shefi i Grupit të AAK-së, Besnik Tahiri

Deputeti dhe shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës lidhur me grevën.

“Mungesa e dialogut dhe komunikimit të strukturuar ka rritur hendekun mes Qeverisë dhe sindikatave që po shtyn punëtorët në greva, e kriza sociale. Kërcënimi dhe shantazhimi i grevistëve është pjesë e një mendësie arrogante e autokratike, që në vend të dialogut, zgjedh përjashtimin dhe segregacionin social”, ka shkruar Tahiri.

Përndryshe, greva si veprim sindikal është e garantuar me Ligj të veçantë, ka shtuar më tutje Tahiri./Shqip.com