Lajme

Ta ndihmojmë Qendresën!

Familja Ismajli ka kërkuar ndihmë nga të gjithë vullnetmirët për Qendresa Llapashtica-Ismajlin.

Bashkëshorti i saj ka njoftuar se ajo është diagnostikuar me leukemi akute, shërimi i së cilës fatkeqësisht nuk mund të bëhet në Kosovë.

“Për shkak të moshës së re dhe natyrës agresive të sëmundjes është vendosur nga mjekët që Qendresa të dërgohet për trajtim jashtë vendit për transplant eventual të palcës kockore. Shuma e cila kërkohet për shërimin e kësaj sëmundjeje është 130.000 euro”, thuhet në njoftim.

Qendresa Llapashtica-Ismajli, 26-vjeçare, është nënë e dy vajzave, njëra 2-vjeçe e tjetra 2 muajshe dhe momentalisht ndodhet në Turqi.

“Familja jonë nuk i ka mundësitë financiare për përballimin e shpenzimeve të mjekimit të Qëndresës, ndaj apelojmë te të gjithë të vënë dorën në zemër që të na ndihmojnë me aq sa kanë mundësi që Qëndresa të ngrihet në këmbë dhe të vazhdojë jetën me familje”.

Familja ka vendosur edhe llogarinë dhe të dhënat tjera për cilindo prej qytetarëve apo shoqatave që do të mund të kontribuonin në mbledhjen e mjeteve për shërimin e Qendreses.

Numri i xhirollogarisë IBAN brenda dhe jashtë vendit:

Erduan Ismajli

XK051501001029410783

Adresa:Prishtinë,Emshir – Rruga:Ali Vitia

SËIFT code: RBKOXKPR

Raiffaisen Bank Kosova

Numri kontaktues:

+38349402508

/Shqip.com