Szunyog ia parashtron këtë kërkesë kryetarit të PDK-së
Publikuar:
(14.02.2024 13:45:24)
Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog i ka kërkuar Memli Krasniqit, që partia që e drejton, t’i jap mbështetje ratifikimit të disa marrëveshjeve ndërkombëtare.
Szunyog ka thënë se këto marrëveshje synojnë avancimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe BE-së.
Në takim është diskutuar rreth prioriteteve të BE-së dhe për zhvillimet politike në Kosovë.
/Shqip.com