Lajme

Szunyog: Duhet të ruajmë paqen dhe të sigurojmë që konflikti të mos kthehet kurrë

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog
Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka komentuar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë të zhvilluar gjatë ditës së sotme në Bruksel.

Szunyog është shprehur se duhet të ruhet paqja dhe të sigurohet që konflikt të mos kthehet kurrë në Ballkanin Perëndimorë.

“Ndërsa BE vazhdon të mbështesë në këto kohë të vështira me ndihmë të paprecedentë financiare, humanitare dhe ushtarake, këtu në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor ne duhet të ruajmë paqen dhe të sigurojmë që konflikti të mos kthehet kurrë në këtë pjesë të Evropës” ka shkruar Szunyog.

Lidhur me dështimin e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë ka pasur edhe reagimi nga ana e Bashkimit Evropim , partive opozitare në Kosovë dhe ambasadorit britanik në Kosovë.

/Shqip.com