Lajme

Sveçla: Reagimi për aksionin në Brezovicë ishte kundër Petkoviqit, nuk besoja se Prokuroria do të bëhej palë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Nuk ishte i habitshëm reagimi i Petvokiqit. Shefi i të ashtuquajtrës zyre për Kosovë. Kanë sunduar mbi qytetarë serbë në Kosovë nëpërmjet rrjeteve kriminale. Sa herë ka një aksion kundër rrjeteve të krimeve ka reagime nga ata. Unë e pash të nevojshme që t’i reagojë. Nuk besoja se Prokuroria do të bëhej palë”.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur rreth aksionit “Brezovica”, e që kundër këtij aksioni ishte shprehur drejtori i së ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviq.

Sveçla tha se reagimi ka qenë ndaj Petkoviq ndërsa nuk ka pritur që të reagoj edhe Prokuroria e Kosovës.

Më tej, ministri i MPB-së tha se ministrinë që e udhëheqë, kanë përgjegjësi që të kërkojnë më shumë ndaj institucioneve prej të cilave i monitoron.

Aksioni në Brezovicë

“Sa i përket thirrjeve janë plotësisht të paarsyeshme. Si ministri jemi të thirrur të kërkojmë llogari nga institucionet për të cilat japim përgjegjësi dhe t’i mbështesim”, shtoi ai në T7.

Prokuroria e Shtetit në Kosovë më 21 dhjetor i kishte reaguar ministrit Sveçla, pasi ky i fundit lavdëruar aksionin e të martës në disa qendra, ku u arrestuan 10 zyrtarë, përfshirë edhe ish-kryetarin e Shtërpcës, Bratislav Nikoliç.

Prokuroria e ka ftuar Sveçlën që çdokush të shohë punët e veta, sipas kompetencave që kanë pa ju jepur ngjyrim politik ngjarjeve të tilla.

“Prokurori i Shtetit reagon ndaj deklaratës së Ministrit të Punëve të Brendshme, i cili ashtu si edhe aksioneve të tjera të prokurorisë edhe rastin e ditës së sotme të zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj në komunën e Shtërpcës dhe më gjerë, mundohet që t’iu jap karakter politik”, thuhet në reagimin e Prokurorisë së Shtetit.

Ndërkaq, ka bërë të ditur se kjo nuk është punë e MPB-së./Shqip.com