Lajme

Sveçla nga Brukseli kërkon liberalizmin e vizave për Kosovën

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka shkuar në Bruksel për vizitë ku nga aty ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai po ashtu gjatë vizitës ka takuar përfaquesit e dy kompanive DG Home dhe DG Near në kuadër të Komisionit Evropian.

‘’Në kuadër të vizitës sime në Bruksel pata nderin të takohem me përfaqësues të ndryshëm nga DG HOME dhe DG NEAR në kuadër të Komisionit Evropian’’ ka shkruar Sveçla.

Ai po ashtu ka shtuar se gjatë këtyre takimeve kanë biseduar për arritjet konkrete të Ministrisë së Punëve të Brendshme në fushën e luftimit të krimit, korrupsionit dhe terrorizmit dhe nevojën e bashkëpunimit të ngushtë për siguri dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë.

‘’Me këtë rast ritheksova nevojën urgjente që qytetarëve të Kosovës të iu mundësohet liberalizimi i vizave dhe Kosova të trajtohet e barabartë me vendet tjera të rajonit’’ ka shtuar më tutje Sveçla.

Në anën tjetër Johannes Luchner nga DG HOME, rikonfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe KE mbështet plotësisht liberalizimin e vizave për Kosovën./Shqip.com