Lajme

Sveçla në 73 vjetorin e NATO-s, takohet me Ruter dhe Hoppe

Sveçla, Ruter dhe Hoppe

Ministri i Mbrotjes së Kosovës, Xhelal Sveçla, ka takuar Drejtorin e NATO-s Advisory and Liaison Team (NALT) Gjeneralin Jorg Ruter, në 73 vjetorin e themelimit të NATO-s.

Sveçla, ka takuar gjithashtu ka takuar edhe pasardhësin e Ruter, Joachim Hoppe.

“Falënderova Gjeneralin Rüter për bashkëpunimin e shkëlqyer në avancimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë, i urova suksese në karrierën e tij të mëtutjeshme si dhe e sigurova se ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe më tutje me Gjeneralin Joachim Hoppe. Gjatë këtij takimi diskutuam lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë si dhe rolin e NALT-it në mbështetje të institucioneve, me theks të veçantë tek ndërtimi i kapaciteteve në fushën e sigurisë”, ka shkruar Sveçla.

Ministri i Brendshem i Kosovës, Xhelal Sveçla dhe Gjeneralin Jorg Ruter

Ai gjithashtu ka shprehur përkushtimin maksimal që në koordinim dhe bashkëveprim me aleatët tanë, të ofrojmë siguri për të gjithë vendin, qytetarët tanë dhe të shtyjmë përpara aspiratat e shtetit tonë në integrimin euro atlantik./Shqip.com