Lajme

Sveçla demanton Vuqiçin- publikon video kur Policia e Kosovës u sulmua me armë zjarri në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka demantuar presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, teksa foli për grupet e armatosura dhe me uniforma që u shfaqen në veri të vendit mbrëmjen e 31 korrikut.

Ai teksa publikoi një deklaratë të Vuçiqit duke propaganduar për këtë çështje në Kuvendin e Serbisë.

Sveçla, ka publikuar pamje të sulmit me armë zjarri nga bandat kriminale në veri ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

“Deklarimet dhe veprimet e Serbisë të cilat na i kujtojnë fundvitet e 80-ta dhe 90-ta të shekullit të kaluar”, shkroi ai krahas videos së publikuar në Facebook.

Shpërndarja e armëve të gjata në Mitrovicën e veriut

Theksojmë se Vuçiq, në seancën e Kuvendit të Serbisë ka folur për tensionet në veri të Kosovës, më 31 korrik të këtij viti.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Vuçiq ka thënë se për herë të parë ishin shfaqur serbë, të rinj dhe të vjetër, më uniforma, të cilët sipas tij do ta “mbronin Kosovën nga agresorët”.

“Për herë të parë u shfaqën fytyra, të rinj dhe të vjetër, me uniforma të ndryshme që kërkojnë të mbrojnë veriun e Kosovës dhe Metohisë nga agresorët. Kur ata të rinj të kombësisë serbe u shfaqën pa armë, i gjithë populli, të gjitha gratë në zonat urbane, zbritën për t’i përshëndetur dhe për t’u thënë – ‘Mirë se erdhe liri’ – ka deklaruar presidenti serb.

Pse më 31 korrik dhe 1 gusht që shkaktoi tensione në Mitrovicën e veriut?

Një ditë para se të hynte në fuqi vendimi të Qeverisë së Kosovës , që qytetarët e Serbisë të pajisen me dokumentin për hyrje-dalje për në Kosovë, më 31 korrik të këtij viti, grupe të organizuara bllokuan rrugët për në pikat kufitare, në Jarinje dhe Bërnjak.

Barrikadat në Jarinjë / 31 korrik dhe 1 gusht 2022

Për të ulur tensionet, bashkësia ndërkombëtare mbajtën një takim urgjent më 31 korrik.

Qeveria e Kosovës pas kërkesës së ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, ishte zotuar që të shtyhet për 30 ditë zbatimi i dy vendimeve të reciprocitetit, nga momenti kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës./Shqip.com