Sport Shqiptar

Superliga vazhdon në mesjavë – me dy përballje

Superliga e Kosovës në basketboll

Gjiroja e dhjetë e Superligës së Kosovës në baksektboll do vazhdojë të mërkuren – me dy ndeshje.

Trepça do e presë Dritën, kurse Bashkimi e kërkon fitoren ndaj Prishtinës, shkruan shqip.com.

Skuadra nga Mitrovica është favorit total në letër ndaj Dritës, e cila ende nuk e ka shijuar ndjenjen e fitores në këtë sezonë.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
KB Trepça

“Xehtarët” po kalojnë në formë fenomenale dhe janë lider në Superligë. Në nëntë ndeshje të zhvilluara, ata kanë pësuar vetëm dy humbje, ndërsa kanë arkëtuar shtatë fitore.

Ky takim do zhvillohet të mërkuren, me fillim nga ora 17:00.

Në Prizren, takohen dy rivalët e vjetër të basketbollit kosovar, Bashkimi dhe Prishtina.

Deri më tani, të dyja skuadrat kanë regjistruar rezultate të njëta – katër humbje dhe pesë fitore.

Mund të jetë një imazh i 11 persona, personat duke marrë pjesë në sporte dhe ambiente të brendshme
KB Prishtina

Por, për shkak të koshashënimit më të mirë, “plisat” gjenden në pozitën e pestë kurse Bashkimi në të gjashtën.

Në përballjen e parë sezonale të zhvilluar ndërmjet këtyre dy skuadrave, fituese kishte dalë Prishtina./Shqip.com

Gjendja momentale në tabelë