Sport Shqiptar

Superliga e Kosovës vjen sot me dy super-ndeshje

Garë e fortë në Superligën e Kosovës

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë edhe sot me dy ndeshjet e fundit të xhiros së 15-të.

Ndeshja kryesore zhvillohet mes Dritës e Ballkanit, nën kampiones e kampionit të sezonit të kaluar.

Edhe këtë edicion, të dytë klubet janë në dy vendet e para dhe pritet ta thonë fjalën e fundit për titullin kampion.

Gjilanasit kanë katër pikë më shumë se suharekasit, por janë me tri ndeshje më shumë. Drita e kishte fituar përballjen e parë 2:0 ndaj Ballkanit.

Ndeshja tjetër që zhvillohet sot është ajo mes Llapit dhe Ferizajt në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Të dyja këto përballje nisin nga ora 13:00.

/Shqip.com