Sport Ndërkombëtar

Superkompjuteri “tregon” nëse Reali do ta fitojë titullin

Real Madrid aktualisht është shtatë pikë prapa Barcelonës që mban kreun e La Liga , me 15 ndeshje të mbetura këtë sezon.

Superkompjuteri AI, i zhvilluar nga FiveThirtyEight nuk mendon se “Los Blancos” do të shpallen kampionë.

Ata kanë parashikuar që Real Madridi ta përfundojë sezonin në vendin e dytë.

“Los Blancos” pritet ta mbyllin sezonin me 83 pikë dhe u jepet 22 për qind mundësi për të ngritur trofeun e La Ligas.

Ndërkohë, Barça parashikohet të përfundojë me 89 pikë dhe i është dhënë një shans i madh 78 për qind për të shkuar deri në fund për të fituar titullin.

/Shqip.com