Sport Ndërkombëtar

Sulmuesi i Borussia Dortmund vazhdon të përballet me betejën e tumorit, e kryen edhe operimin e dytë

Futbollisti i Borussia Dortmund, Sebastien Haller, vazhdon të mbetet jashtë fushave të futbollit tash e një kohë të gjatë për shkak të një tumori malinj testikular, shkruan Shqip.com.

Ai deri më tash i ka kryer dy operime.

Haller ka njoftuar në rrjetet sociale se operacioni i dytë ka shkuar shumë mirë.

“Një fazë e re e vërtetimit. Operacioni numër 2 shkoi mirë! Një falënderim i madh për ekipin mjekësor për ndihmën e përditshme. Mezi pres që të fillojë”, ka thënë 28-vjeçari në rrjetet e tij sociale.

Haller është 28-vjeçar dhe është pjesë e Kombëtares nga Bregu i Fildishtë.

Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur me ekipe si Auxerre, Utrecht, Eintracht Frankfurt, West Ham United dhe Ajax.

/Shqip.com