Sulmohen tifozët shqiptarë në Gjeorgji, u goditën nga ‘ultrasit’ vendas
Tifozët shqiptarë që ndodhen në Gjeorgji për të ndjekur nga afër ndeshjen e kombëtares, raportohet se janë sulmuar nga tifozeria vendase.
Sipas gazetarit Erion Todhe që ndodhet në Tbilisi, ultrasit vendas të Gjeorgjisë, kanë goditur një tifoz të Shqipërisë, teksa “Tifozat Kuq e Zi”, kanë kërkuar që policia t’i shoqërojë drejt stadiumit.
“Priten rreth 500 ose pak më shumë tifozë të Shqipërisë. Kanë ardhur tifozë nga vende të ndryshme të Europës. Ka pasur edhe një incident dje. Një tifoz i Shqipërisë, kam mësuar se është goditur nga ultrasit vendas. Grupimi TKZ, ka kërkuar mbështetjen e policisë vendase, për tu shoqëruar drejt stadiumit. Kjo është për shkak të ngjarjeve të ndodhura në Tiranë, ku mesa duket janë goditur edhe tifozë të Gjeorgjisë, pas fitores së tyre. Shpreësojmë që të mos ketë ngjarje të tilla më vonë”, tha ai.
Ndeshja e Ligës së Kombeve, Gjeorgji-Shqipëri, luhet këtë të hënë në orën 18:00.
/Shqip.com