Lajme

Sulmi kibernetikë:Drejtoresha e AKSHI-t: 98% të shërbimeve janë funksionale.FBI po merret me hetimet

Dy javë më parë Shqipëria u përball me një sulm kibernetik.

Lidhur më këtë sot gjatë ditës zv.Kryeministrja, Belinda Balluku, drejtorja e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj dhe përfaqësuesi i skuadrës speciale të Microsoft për sigurinë kibernetike, Kevin Chin, në një konferencë për media treguan detaje lidhur me sulmin masiv ndaj sistemeve dhe punën e bërë për rikthimin në normalitet të shërbimeve, raporton Topchanel.

Sipas drejtoreshës së AKSHI-t, qëllimi i vërtetë i sulmit ishte fshirja e të dhënave.

“Falë reagimit të shpejtë nuk pati humbje të dhënash pavarësisht se ishte një shkalle të lartë, u krye izolimi i menjëhershëm duke zbatuar protokollet deri në vlerësimin dhe analizën e plotë të situatës. Sistemet u verifikuan 1 nga 1”, tha Karçanaj.

Edhe zëvendës/kryeministrja Belinda Balluku tha se sistemet po kthehen të gjitha në normalitet, ndërsa tha se FBI po merret me hetimet.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama  kishte thënë se sulmi ishte i sofistikuar dhe për të mbrojtur sistemin u përfshi edhe NATO.

“Sulmi është i organizuar nga një shtet, është një shtet mbrapa këtij sulmi. Nuk jemi ne në gjendje të identifikojmë ne shtetin. Dy janë shtetet që dyshojmë. E them këtë, për të thënë që sulmi është jashtëzakonisht kompleks dhe agresiv. Dhe sistemet nuk kanë çeduar në aspektin e shkatërrimit të tyre, nuk janë zhdukur të dhënat e shtetit, aq më tepër që ato nuk rrinë ashtu siç e imagjinojnë njerëzit. Sepse AKSHI nuk mban të dhëna”, ishte shprehur Rama.

Hakerët që goditën zyrat e shtetit shqiptar, duke arritur të hyjnë në serverat e dokumenteve zyrtare, kanë arritur të marrin prej andej dokumente të ndryshëm, në një faqe të tyren në ueb./Shqip.com