Sulm me thikë në një tren në Gjermani, të paktën tre të plagosur
Publikuar:
(06.11.2021 14:33:23)

Të paktën tre persona u plagosën në një sulm me thikë në një tren që udhëtonte midis qyteteve gjermane të Regensburgut dhe Nurembergut.
Sulmi ndodhi në orën 8:30 të mëngjesit pranë Neurmarkt. Treni ndaloi në Zeuberdorf, në juglindje të Nurembergut.
“Autori i dyshuar u arrestua. Nuk ka prova që autorë të tjerë janë të përfshirë”, tha një zëdhënës i selisë së policisë gjermane.
Zëdhënësit e policisë shtetërore dhe federale nuk deshën të japin detaje rreth personit të arrestuar.

Por, sipas informacioneve të agjencisë gjermane të shtypit nga qarqet e sigurisë, i dyshuari është një 27-vjeçar sirian.
Ndryshe, policia gjermane ka nisur hetimet rreth rastit, i cili nuk po llogaritet si sulm terrorist. /SHQIP.com