Studimi tregon pse fjalëkalimi i rrjetit tuaj social mund të thyhet brenda pak orësh

Fjalëkalimet janë ato që na japin një lloj sigurie dhe privatësie, në raport me prezencën tonë online.
Të kesh një fjalëkalim, nuk do të thotë që ke diçka për të fshehur, thjeshtë do të thotë se ti kërkon të menaxhosh privatësinë tënde.
Jetojmë në një botë ku jo vetëm komunikimi i njerëzve është prezent. Kompjuterët dhe paisjet tona janë vazhdimisht të lidhura me njëra tjetrën dhe si rrjedhojë, lindin mundësi për keqbërje.
Jo rrallë herë, privatësia jonë cënohet nga persona të cilët, për arsye të ndryshme, na bëjnë neve cak të sulmeve kibernetike.
Prandaj ndodhë që të pyesim veten se pse, apo se çfarë ose si duhet vepruar për t’iu shmangur këtij problemi.
Një studim i fundit nga ‘Hive Systems‘ jep informacionet dhe zgjidhjet rreth këtyre problemeve.
The 🟪 Purple Wave 🟪 is here! Check out how the Hive Systems Password Table changed from 2020 to 2022, and then go download the latest version of it at https://t.co/Hy1hklW66d pic.twitter.com/JRofSJZygE
— Hive Systems (@hivesystems) March 4, 2022
Ajo se çfarë na thotë studimi është se fjalëkalimet tona – që përmbajnë përzierje të numrave, shkronja të mëdha , të vogla dhe simbole – mund të thyhet përbrenda tetë orëve nga një haker mesatar.
Ndërkaq, gjthçka më e shkurtër ose më pak komplekse mund të thyhet menjëherë, ose brenda pak minutash.
Por, një fjalëkalim më kompleks që përbëhet nga 18 karaktere në vete, mund t’i marrë një hakeri mesatar deri në 438 trilion vite për ta thyer atë.
Po ashtu, studimi jep informacione më të detajuara përmes tabelave dhe ‘hash’-eve (lloj teksti i shndërruar në numra), mënyrës si funksionojnë ato dhe sa kohë duhet për t’i thyer. /Shqip.com