Stresi tallet me rrëzimin e Fifit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”
Publikuar:
(03.04.2022 14:09:21)

Fifi është larguar nga Big Brother disa javë pas hyrjes.
Kjo pasi ajo kishte probleme shëndetësore që ndikuan që ajo të alivanoset.
Së fundi është këngëtari i njohur shqiptar, Stresi i cili është tallur me rrëzimin e Fifit.
Në një video që po qarkullon në rrjete sociale, shihet njëri nga fansat e këngëtarit duke ecur teksa papritur rrëzohet.

‘Yy Stresi’, thotë një fëmijë teksa shikon reperin në rrugë.
Nga ana tjetër, Stresi nuk e mban dot të qeshurën dhe shton: Mos qenka vëllai i Fifit.
Në anën tjetër, Fifi ka filluar lidhjen me Adis Patushi. Dyshja janë shprehur se janë të lumtur me njëri-tjëtrin./SHQIP.com