Stresi reagon pas lajmeve se ish e dashura e tij punon në një klub nate

Ndonëse janë ndarë por Stresi ende vazhdon ta respektojë mjaft shumë Kejsin.
Kjo është vënë në pah edhe së fundmi kur reperi ka reaguar pas lajmeve që kanë qarkulluar dje në mediat rozë se ish e dashura e tij punon në një klub nate si kamariere.
Duke qenë se Stresi e ka njohur nga afër Kejsin ai nuk iu la lehtë atyre që paragjykuan ish të dashurën e tij për të cilën foli me shumë respekt.
Reagimi i tij:
“Të paktën punonte dhe ja dilte më së miri, ka lezet. Ka ekonominë e vet, gjithmonë kështu ka qenë, vajzë që s’pranonte asnjë cent nga askush. Vajzë e ndershme, e edukuar, jo po si shumica e vajzave ne Shqipëri që shkojnë me moshën e babes tim s’kanë pikë karakteri. Lum Kush ngel beqar ne Shqipëri se 80% nga mosha 17 e sipër janë degraduar”, ka shkruar Stresi.
Ka dy vite që kur Stresi dhe Kejsi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre./Shqip.com
