Rozë

Stresi në lidhje dashurie? Publikon foto afër një vajze

Reperi nga Shqipëria, Stresi, komentohet shumë për lidhjet e tij.

E këto komente, çdo ditë e shtohen, pasi reperi shihet shumë shpesh me vajza të ndryshme.

Së fundmi, Stresi bëri lëmsh rrjetin pasi postoi një foto në InstaStoryn e tij.

Në foto shihet ai në shtrat në krah të një vajze “misterioze”.

Më herët, Stresi u filmua në një klub nate ku shihej i përqafuar nga një vajzë.

 Pak ditë më parë në një intervistë, ku foli për jetën private, ai i komentoi këto pamje. Mirëpo, Stresi u shpreh se vajzën në fjalë e ka shoqe dhe se prej 3 vitesh është beqar.

/Shqip.com