Rozë

Stresi konfirmon lidhjen e re për 35 vjetorin e lindjes

Arkimed Lushaj apo ndryshe i njohur me emrin artistik Stresi sot feston ditëlindjen e 35-të.

Reperi shqiptar pranoi urime të shumta nga miqtë, kolegtë e familjarët në rrjetet sociale.

Mirëpo, për këtë ditë të veçantë Stresi ka zgjedhur ta ndajë një lajm të mirë nga jeta private.

Reperi ka publikuar në Instagram një video ku shihet me dorën e kapur me një vajzë, identitetin e të cilës nuk e ka zbuluar. Por duke qenë se i ka kapur dorën, duket se me këtë postim kërkon të tregojë se aktualisht është në një lidhje.

Vetëm disa javë më parë, reperi publikoi një video në Instastory ku shihej në makinë me një vajzë identitetin e të cilës e kishtë mbuluar me një emoji. Më pas u zbulua se vajza në fjalë ishte modelja me emrin Megi e cila kishte marrë pjesë edhe në videoklipin e tij.

Pas kësaj Stresi u shpreh se nuk është i lidhur me vajzën me të cilën postoi videon, por “është i lidhur me shumë femra.” Stresi e mbylli videon duke përshëndetur të gjitha ish-të dashurat e tij.

Nuk dihet nëse vajza në fjalë është Megi apo ndonjë ‘nga shumë të dashurat e tij’./Shqip.com