Lajme

Stoltenberg nga Beogradi: Armatimi dhe tranzicioni i FSK-së s’e ka mbështetjen e NATO-s

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u ka thënë mediave serbe se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk e ka mbështetjen e NATO-s për t’u armatosur dhe se tranzicioni në ushtri nuk është i mirë.

Stoltenberg foli për FSK-në në Beograt pasi u pyet nga mediumi serb Tanjug se pse NATO-ja po lejon armatimin e FSK-së dhe blerjen e dronëve, derisa sekretari i NATO-s theksoi Aleanca ishte kundër saj.

Kur u pyet për anëtarësimin e kësaj force në NATO, Stoltenberg tha se çdo vendim për anëtarësim duhet të behet me konsensus të të gjitha anëtarëve.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, përsëriti se themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe është çelësi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Stoltenberg foli për sulmet ndaj ushtarëve të NATO-s duke theksuar se ata që janë përgjegjës për krimet duhet të mbajnë përgjegjësi, por se KFOR-i nuk është agjenci për zbatimin e ligjit.

/Shqip.com