Lajme

Stoltenberg: Ndihma ushtarake e NATO-s për Ukrainën nuk është provokim, por mbështetje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të enjten se ndihma ushtarake e NATO-s për Ukrainën nuk është “një provokim”, por më tepër mbështetje për një shtet të pavarur.

Stoltenberg tha se NATO është një aleancë mbrojtëse dhe lufta është lufta e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, shkruan CNN.

“Kjo është një luftë që ai ka vendosur të bëjë kundër një kombi të pavarur sovran dhe ajo që NATO ka bërë për shumë vite është të mbështesë një komb sovran të pavarur në Evropë – Ukrainën,” tha Stoltenberg

“Ky nuk është një provokim dhe kjo është ajo që ne vazhdojmë të bëjmë”, tha ai.

Ndër të tjera, ai tha se theksoi se është vetë Putin dhe Moska ata që janë përgjegjës për këtë agresion brutal kundër një vendi të pavarur.